LEVEL770

Ne ofrojmë një paketë gjithpërfshirëse të shërbimeve profesionale për ti shërbyer nevojave teknologjike dhe financiare të biznesit tuaj.

Për më shumë, ne do t'ju udhëheqim gjatë gjithë procesit të zhvillimit të biznesit. Nuk do të jeni kurrë vetëm; suporti jonë do të jetë pranë jush "hap pas hapi", nga planet fillestare deri në operimet ditore dhe cdo gjë ndërmjet.

Ne ofrojmë mjetet teknologjike në vazhdim si dhe shërbimet tona financiare në bazë të modeleve të biznesit:

• Shoqerim dhe supervizim i plotë

Ne do të jemi aty në cdo hap tuajin gjatë stabilizimit të call center-it tuaj të ri, duke përfshirë trajnime kokë-më-kokë dhe njësime fillestare. Do të keni vëmendjen dhe supervizimin tonë të plotë gjatë stabilizimit të biznesit tuaj.

• Markat tregtare

Përmes shërbimeve tona, ju mund të aksesoni një listë të larmishme me marka tregtare të disponueshme për kompaninë tuaj call center. Markat tona i përshtaten më se miri nevojave dhe interesave të partnerëve tanë; ne ofrojmë një platformë fleksible për përmbushur të gjitha fazat e ndryshme të zhvillimit të biznesit dhe tregut financiar të kompanive call center.

•Platformat tregtare

Programi i platformave tregtare u mundëson investitorëve që të hapin, të mbyllin dhe të menaxhojnë produktet financiare. Ne ofrojmë përdorimin e platformave të mirënjohura dhe të besuara, si: MetaTrader4 (MT4), MetaTrader5 (MT5), Webtrader and Mobile, për të qenë të aksesueshme në çdo kohë dhe kudo. Pavarësisht mënyrës së navigimit- qoftë në ueb ose duke përdorur teknologjinë e celularit tuaj. Platformat tona ofrojnë për klientët e partnerëve tanë shërbimet e blerjeve individuale, duke përfshirë një sërë asetesh dhe mjetesh. Krahas kësaj, ju do të përfitoni akses në trajnimet mbi blerjet online dhe në qendrën për përvetësimin e njohurive, përmes videove dhe tutorialeve për të arritur synimet për biznesin tuaj.

• Sistemi CRM

Sistemi i menaxhimit të marrëdhënieve me klientin (CRM) ndihmon kompanitë call center që të gjurmojnë dhe organizojnë informacionin duke u bazuar në ndërveprime të mëparshme me klientët si dhe gjithashtu ne detaje demografike, për të mbajtur marrëdhënie pozitive me klientët. Sistemet CRM kanë treguar se zgjerojnë shitjet e biznesit duke i ndihmuar që të përgjigjen ndaj nevojave specifike dhe individuale të klientëve. Level770 ofron integrimin e sistemit CRM duke përdorur një teknologji të zhvilluar, me mbikëqyrje të plotë dhe mbështetje të menjëhershme tregtie.

• Sistemi VOIP

VoIP, apo teknologjia e transmetimit të zërit nëpërmjet IP (Voice Over IP), përdor programe për kryerjen e telefonatave me anë të internetit në vend të metodave tradicionale të telefonatave me anë të telefonit. VoIP përdor informacionin e zërit për të komunikuar me anë të lidhjes së internetit, WIFI apo rrjetet mobile (3G, 4G etj ). Kjo teknologji u jep përfitime të gjëra kompanive call center me punonjës në distancë apo që udhëtojnë gjatë gjithë kohës, të cilët mund të kryejnë telefonata nga çdo vend i botës, mjafton të jenë të lidhur në internet. Gjithashtu, ne ofrojmë mjete të avancuara komunikimi si shërbimi automatik për telefonatat në dalje (automatic dialler), i cili mund të telefonojë automatikisht numrat e telefonit dhe të nisë një mesazh të regjistruar apo lidhje direkt në momentin që marrësi përgjigjet..

• Autoritetet Regulatore

Ju mund të qëndroni të sigurt se markat tona tregtare janë të regjistruara në autoritetet përkatëse në përputhje me aktivitetin tregtar në tregjet evropiane..

• Shërbime të zhvillimit të biznesit

Ne do t’ju mbështesim, nga faza e planifikimit të biznesit tuaj e deri në stabilizimin e mbarëvajtjen e call center-it tuaj. Gjatë rritjes së biznesit tuaj, ne ofrojmë shërbime konsultash organizative përmes skuadrave tona profesionale dhe me eksperiencë.

• Shërbime të trajnimeve për përmirësimin e aftësive shitëse

Level770 është krenare që të ofrojë trajnime “një për një” për stafin dhe menaxherët e shitjeve. Përkatësisht, ne ofrojmë tekste shitjesh të përshtatura me tregun, regjistrim dhe analizë të telefonatave të shitjeve, mbështetje në përgatitjen e planit të komisionit të shitjeve (SCP), shërbime operacionale të feedback-ut të shitjeve si dhe një konsultues të Burimeve Njerëzore për të ndihmuar në procesin e rekrutimit të stafit për shitjet. .

• Shërbimet Bankare

Sistemi ynë ofron disa metoda pagesash për partnerët tanë, siç janë: pagesa me anë të kartave të kreditit/debitit, transferta bankare si dhe portofolat online (p.sh. Neteller), si metoda financimi, duke u mundësuar klientëve tuaj që të depozitojnë fonde nga çdo cep i botës.

• Shërbime të plota pajtueshmërie

Ne ofrojmë verifikim ligjor për çdo procedurë tregtimi, siç janë: depozitat dhe tërheqjet, shërbimet menaxheriale, aplikimet ligjore, etj.

• Shërbimet e tregtimit 24/7 Suport i plotë.

Ju do të mund të blini, shitni dhe menaxhoni aksionet tuaja duke përdorur shërbimet dhe mbështetjen tonë të tregtisë, të disponueshme çdo ditë, në çdo kohë.

• Sherbimet e marketingut (opsional)

Regjistrohuni në skemën tonë të shërbimeve opsionale të marketingut dhe ne do të punojmë së bashku për të hulumtuar dhe planifikuar një strategji kohezive marketingu. Ne kemi një grup ekspertësh të markave, të cilët janë të gatshëm që përgatisin strategjinë e integruar dhe të orientuar nga rezultatet për të arritur audiencën e kërkuar.

•Sherbimet e menaxhimit te riskut

Ne sigurohemi që ju të mos ndërmerrni vendime financiare “në terr”. Shërbimet tona të menaxhimit të riskut do të parashikojnë dhe do të vlerësojnë rrezikun para se ju të merrni vendime, dhe më pas do të bashkëpunojnë me ju për të minimizuar riskun ndërkohë që ju zhvilloni biznesin tuaj